Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimi I Gjnd Për Pavarësinë E Kosovës I Hap Rrugën Njohjeve Të Reja
English

Vendimi I Gjnd Për Pavarësinë E Kosovës I Hap Rrugën Njohjeve Të Reja

- Presidenti Topi uron homologun e tij kosovar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - TIRANË, 22 Korrik/ATSH-Mira Shkurta/- Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi uroi të enjten homologun e tij kosovar Fatmir Sejdiu për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që njeh ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka shprehur bindjen se "ky vendim do të pasohet nga një serial intensiv njohjesh të reja për shtetin më të ri në botë". Nga 17 shkurti i vitit 2008, kur dhe Kosova u shpall e pavarur, ajo është njohur nga 69 shtete të rëndësishme, por sic u shpreh Presidenti Topi për mediat "patjetër që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të japë një diapazon të ri për shumë shtete që e prisnin këtë vendim". Para Kosovës e para qytetarëve kosovarë, ka vijuar Topi, hapet një erë e re e njohjeve masive në të gjitha kontinentet. Duke e cilësuar vendimin e GJND-së si ngjarjen e dytë të jashtëzakonshme, që pason shpalljen e pavarësisë së Kosovës më datën 17 shkurt të vitit 2008, Presidenti Topi ka nënvizuar se "në tërë përvojën time nuk kam parë gjykim më profesional, më analitik, më logjik rreth një ngjarjeje që ndodhi më shumë se dy vjet më parë". Në prononcimin e tij për median, Topi nuk e ka fshehur gëzimin për këtë vendim që sic u shpreh ai realisht shkoi në të drejtën legjitime të popullit të Kosovës, të institucioneve legjitime të Kosovës për ta shpallur Kosovën shtet të lirë, sovran, të pavarur. "Telefonatën e parë ia bëra Presidentit Sejdiu, nëpërmjet të cilit unë transmetova për popullin e Kosovës urimet më të mira për këtë vendim, i cili tregon përveç të tjerave që institucionet e Kosovës, populli i Kosovës, kanë qenë koherent në të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar në Kosovë, koherent në të gjithë vendimarrjen ndërkombëtare, dhe padyshim, i tërë misioni, qoftë ai i OKB-së, qoftë misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, kanë qenë në një lloj sintonie me atë që sot shpalli Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë", tha Topi. Presidenti i Shqipërisë u shpreh i bindur se vendimi i GJND-së do të ndërgjegjësojë disa mendjeve, të cilat për fat të keq u munduan që ta mbajnë zvarrë këtë proces. Me 10 vota pro dhe 4 kundër Gjykata Ndërkombëtare e Hagës u shpreh sot në favor të pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së Hiasashio Ovada deklaroi se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. /k.sh/
KOMENTE