English

Ambasadori Amerikan Vizitë Në Qytetin E Kukësit

KUKËS, 23 korrik /ATSH-R.Hoxha/ - Ambasadori amerikan Xhon Uithers, në largim nga detyra e tij në Shqipëri, do të vizitojë sot qytetin e Kukësit, një ditë pasi Gjykata Ndërkomëtare e Drejtësisë, në Hagë, i dha të drejtë Kosovës për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Gjatë vizitës së tij në qytetin qytetin që në pranverën e vitit '99 priti afro gjysmë milion kosovarë të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre nga regjimi i Millosheviçit, ambasasori amerikan do të takohet me intelektualë e përfaqësues të pushtetit vendor të këtij qyteti, me prefektin e qarkut Elez Maçi dhe me kryetarin e bashkisë Hasan Halilaj si dhe do të bëjë një vizitë në spitalin civil të qytetit./ch/
KOMENTE