Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut industrial në Shëngjin
English

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut industrial në Shëngjin

Tiranë, 23 korrik NOA – U nënshkrua sot marrëveshja prej 17 milionë eurosh për ndërtimin e parkut industrial në Shëngjin. Projekti u nënshkrua mes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe kompaninë gjermane “ATX International Tirana”.

Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe përfaqësuesi i kompanisë “ATX International Tirana”, Robert Goldman

Në fjalën e tij ministri Prifti theksoi faktin se, impakti i menjëhershëm i projektit do të jetë riaktivizimin i zonës dhe punësimi i rreth 3 mijë personave.

“Sot kam nënshkruar me kompaninë gjermane “ATX International” marrëveshjen për ndërtimin e parkut industrial në Shëngjin. Është një marrëveshje, e cila rrjedh nga vendimi i qeverisë numër 11, datë 4.01.2008, për shpalljen e zonës ekonomike në Shëngjin me statusin e parkut industrial Shëngjin”, tha Prifti.

Marrëveshja koncensionare parashikon shfrytëzimin nga firma ndërtuese për 35 vjet dhe parashikon bërjen e disa investime, që te magazinimet e deri të thithja e investimeve për prodhime të teknologjive të larta.

“Do të ketë në mënyrë të përhershme rreth 200 të punësuar në atë zonë. Kjo marrëveshje nënshkruhet pas një procesi të gjatë konkurrimi. Ka pasur konkurim, ka pasur negociata që kanë zgjatur më shumë se një vit dhe sot vijmë në firmosjen e marrëveshjes pasi të gjitha kushtet e palës shqiptare, për këtë lloj investimi, janë plotësuar nga konçensionari gjerman ATX”, u shpreh z. Prifti.

Përfaqësuesi i kompanisë “ATX International”, Dieter Reinhard,i shprehu falënderimet dhe vlerësoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme edhe për partnerin gjerman.

“Ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e pjesës veriore të Shqipërisë, por është i një rëndësie të veçantë edhe për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit të vendeve të rajonit, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë”, tha ai.

NOA

KOMENTE