Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fusha E Aviacionit- Ministria E Mbrojtjes: Ps Të Flasi Me Fakte
English

Fusha E Aviacionit- Ministria E Mbrojtjes: Ps Të Flasi Me Fakte

TIRANË, 23 Korrik/ATSH/- Deklaratat e Partisë Socialiste për privatizimin e pronave në fushën e Aviacionit janë të pabazuara në fakte dhe nuk përmbajnë asnjë të vërtetë, reagoi sot përmes një deklarate për shtyp Ministria e Mbrojtjes (MM). Kjo ministri deklaroi se, "nuk ka iniciuar asnjë procedurë privatizimi për prona në këtë zonë dhe ftojmë Bashkinë e Tiranës, të nxjerrë ekspertë të saj për të ofruar fakte konkrete", tha zedhenesja e MM, Brikena Arapaj. Këshilli i Ministrave me vendimin nr 2, datë 04.08.2006 ka miratuar ndryshimin e një sipërfaqeje prej 5.5 hektarë nga zonë e vecantë në zonë të gjelbër, vendim i cili ngarkon për zbatim Bashkinë e Tiranës. "Kjo sipërfaqe toke është duke u përdorur aktualisht nga Bashkia e Tiranës dhe si rrjedhojë deklaratat e Partisë Socialiste bëhen tërësisht të pakuptimta", thuhet në deklaratë, sipas të cilës, të gjitha pronat që i kanë kaluar Ministrisë së Ekonomisë janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes./e.gj//a.ke/
KOMENTE