English

Gjnd - Kosovë - Kroacia Dhe Maqedonia Shprehin Kënaqësinë Për Deklaratën

ZAGREB, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Kroacia dhe Maqedonia shprehën kënaqësinë sot për mendimin e dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësis, GJND, për Kosovën, duke theksuar se ajo do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë Ballkanit. "Jam i bindur se mendimi i GJND-së do të kontribuojë në stabilizimin e situatës në rajon", deklaroi ministri i Jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviç, i cituar nga agjencia Hina. GJND-ja u shpreh dje se deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. "Mendimi i GJND-së përbën një bazë të mirë dhe një inkurajim të fuqishëm në favor të zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe hap një kapitull të ri në forcimin e besimit mes shteteve të rajonit", bëri të ditur Ministria e Jashtme maqedonase në një komunikatë të publikuar në Shkup. Maqedonia dhe Kroacia bëjnë pjesë në 69 vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. /I.Pu.
KOMENTE