English

Greqi - Zjarre Të Fuqishme Përfshijnë Vendin

ATHINË, 22 korrik /ATSH-MIA/ - Të paktën tre zjarre të fuqishme përfshinë dje Greqinë në zonat e Vjotias, Arkadhias dhe në pjesën jugore të ishullit Evia. Në Vjotias, në veri të Athinës, zjarri po shkatërron ende edhe sot pyjet, por fatmirësisht nuk ekziston rrezik për zonat e banuara. Për shuarjen e tij janë angazhuar 32 zjarrfikëse. Në afërsi të Dervenias, në Arkadhias, gjithashtu nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, një ''stuhi'' zjarri përfshiu pjesën jugore të ishullit Evia, pranë zonave të banuara. Dy helikopterë dhe 18 zjarrfikëse janë angazhuar për lokalizimin e zjarrit. Shërbimi Grek për Mbrojtjen Civile u bëri thirrje qytetarëve të shmangin çfarëdo lloj aktiviteti që mund të provokojë shpërthimin e zjarreve./ a.jor.
KOMENTE