Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi Miraton Disa Ligje Te Rendesishme
English

Kuvendi Miraton Disa Ligje Te Rendesishme

TIRANE, 22 Korrik/ATSH/. Anila Struga- Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot vetëm me votat e maxhorancës (71 vota) një numër ligjesh të rëndësishme. Pas një seance që zgjati mbi 12 orë, deputetet miratuan disa nga projektligjet e parashikuara në rendin e ditës si atë, "Për ratifikimin e marrëvëshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar"; të ligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit", të ligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin: "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të disa ndryshimeve në ligjin "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" si dhe Aktin Normativ "Për disa ndryshime në ligjin "Për prokurimin publik" të ndryshuar". Me propozim të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Kuvendi shtyu votimin e projetkligjit "Për disa ndryshime në ligjin "Për auditimin e brendshëm në sektorin publik". Gjithashtu, Kuvendi shtyu miratimin e projektligjeve të tjera të parashikuara në rendin e ditës. Seanca miratoi anëtarët e Bordit të "Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri", si dhe disa anëtarë të "Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit". /e.p./
KOMENTE