Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Raportet Tona Me Pd Do Të Jenë Shumë Konstruktive
English

Meta: Raportet Tona Me Pd Do Të Jenë Shumë Konstruktive

TIRANË, 23 Korrik/ATSH- A.Gegvataj /.- "Raporte tona me PD-në kanë qënë dhe do të jenë shumë konstruktive, nderkohe qe LSI i ka qëndruar korrekte marrëveshjes së nënshkruar për të gjitha çështjet që kemi rënë dakort për të ndërtuar këtë Qeveri të integrimit", deklaroi sot Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj force politike, për prezantimin e dy kandidatëve per degen e kryeqytetit. Ai theksoi rëndësinë e madhe që ka patur për vendin koalicioni LSI-PD, që sipas Metës, "për fat të keq është shoqëruar me një destruktivitet të paarsyeshëm nga lidershipi i opozitës". "Jemi në një koalicion dhe vendimet tona nuk kanë të bëjnë me kundërvënien e askujt, por me mbrojtjen e programit tonë", tha ai. Meta theksoi se, "LSI do të vazhdojë të ruajë identitetin për cështje të cilat na dallojë me PD". Sipas tij, "LSI është në këtë qeveri për t'i shërbyer integrimit të Shqipërisë, stabilitetit të vëndit dhe funksionimit të institucioneve". Kreu i LSI-së, Ilir Meta, theksoi se, "të gjitha arritje e kësaj qeverisjeje kanë qënë evidente, sidomos në përmbushjen e detyrimeve lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe në shumë aspekte të tjera që kanë një rëndësi të veçantë për perspektivën e Shqipërisë si një anëtare e ardhshme e BE-së". /a.ke/
KOMENTE