Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasuritë e INSIG, do t’i kalojnë Entit Kombëtar të Banesave
English

Pasuritë e INSIG, do t’i kalojnë Entit Kombëtar të Banesave

Tiranë, 23 Korrik, NOA – Nga Ministria e Financave deri sot, pasuritë e paluajtshme nën pronësinë e “INSIG” sh.a., do t’i kalojnë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave.

Ky fakt është vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, duke përfshirë këtu kalimin e pasurive të paluajtshme si apartamente, lokale, mjedise shërbimi, që të gjitha në pronësi të INSIG-ut.

“Ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të bëjë inventarizimin, me qëllim privatizimin në favor të familjeve që banojnë në këto godina, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin nr.19, datë 13.9.2007, të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, “Për përcaktimin e rregullave të përgjithshme të zbatimit të programit të banesave me kosto të ulët”, thuhet në këtë vendim.

Duke shtuar se ngarkohet Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, për regjistrimin e pasurive të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, sipas ligjit nr.7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.

Në fund, përcaktohet që procedurat e privatizimit dhe lidhja e kontratave të bëhet brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e regjistrimit të këtyre pasurive në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, nga Enti Kombëtar i Banesave.

Sikundër, parashtrohet fakti që në rastet kur familja nuk pranon të lidhë kontratën, brenda afatit të mësipërm, me Entin Kombëtar të Banesave, i humbet e drejta e privatizimit dhe pasuria përkatëse do të përdoret nga Enti Kombëtar i Banesave, në zbatim të programit të banesave me kosto të ulët.

n.e/NOA

KOMENTE