Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenca E Be-Së Përshëndet Qëndrueshmërinë E Bankave
English

Presidenca E Be-Së Përshëndet Qëndrueshmërinë E Bankave

BRUKSEL, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenca belge e BE-së përshëndeti sot rezultatet e testeve të rezistencës të kryera tek bankat kryesore evropiane, duke u shprehur se ato nënkuptojnë një "shkallë të lartë rezistence" në rast problemesh të rënda. "Rezultatet e testeve tregojnë një shkallë të lartë rezistence të sektorit bankar të Bashkimit Evropian në tërësi, që pasqyrojnë përpjekjet e ndërmarra gjatë viteve të fundit nga bankat dhe disa qeveri për të rivendosur besimin", bëri të ditur Ministria belge e Financave në një komunikatë, në emër të presidencës së BE-së që mbahetn aktualisht nga Belgjika. Përballë kritikave të atyre të cilët shprehen se testet nuk ishin aq kërkuese sa duhet, qeveria belge u shpreh se ato janë kryer në mënyrë "rigoroze dhe shumë transparente". Ajo u kërkon autoriteteve kombëtare të mbikëqyrjes financiare të secilit prej vendeve evropiane të shqyrtojnë nga afër rezultatet për të parë nëse ka nevojë për krijimin nga e para të kapitaleve të disa bankave "duke respektuar plotësisht rregullat e BE-së për ndihmat publike". /I.Pu.
KOMENTE