English

Shkodër: Moti, Temperatura Të Larta

SHKODËR, 23 Korrik/ATSH-G. Marku/- Edhe dita e sotme, shoqërohet me një mot të nxehtë dhe temperatura të larta në qytetin verior të Shkodrës. Përballë kësaj situate, bashkia e Shkodrës, çdo ditë, që në orët e para të mëngjesit dhe gjatë ditës, organizon spërkatjen e akseve rrugore të kryesore të qytetit me ujë nëpërmjet autobotove të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit. Një ndërhyrje e tillë, jep ndikimin e saj pozitiv, jo vetëm në pastrimin e shtresës së pluhurit dhe të papastërtive që mund të jenë krijuar orë më parë, por edhe ndikon në një farë mënyre në freskinë e ambientit. Qytetarët gjatë ditës lëvizin drejt plazheve pranë qytetit. Një pjesë, e kalojnë të nxehtit pranë lulishteve, nën hijen e gjelbërimit të pemëve dekorative./ch/
KOMENTE