Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanjë - Pesë Disidentë Të Tjerë Kubanezë Mbërrijnë Në Spanjë
English

Spanjë - Pesë Disidentë Të Tjerë Kubanezë Mbërrijnë Në Spanjë

MADRID, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Pesë disidentë të tjerë kubanezë, të liruar nga regjimi i Havanës, mbërritësn sot në Madrid bashkë me familjet e tyre, duke plotësuar grupin e 20 ish-të burgosurve politikë të cilët kanë pranuar të shkojnë në Spanjë, njoftoi AFP-ja. Disidentët Jorge Luis Gonzalez, Blas Giraldo Reyes, José Ubaldo Izquierdo, Jésus Mustafa dhe Antonio Diaz mbërritën në aeroportin Barajas të Madridit me dy avionë tregtarë, të nisur nga Havana. Pas një ndërmjetësimi të paprecedentë të ndërmarrë nga Kisha katolike kubaneze dhe diplomacia spanjolle me presidentin Raul Kastro, Kuba njoftoi në fillim të korrikut lirimin gradual, brenda një periudhe prej katër muajve, të 52 të burgosurve në një grup prej 75 të dënuarish në vitin 2003 për veprimtari kundër presidentit Kastro. Përveç 20 ish-të burgosurve të cilët zgjodhën të vijnë në Spanjë, një pjesë e ish-të burgosurve të tjerë njoftuan se nuk dëshironin të largoheshin nga ishulli dhe disa të tjerë kanë shprehur dëshirën të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndodhet një komunitet prej 1,5 milion personash me origjinë kubaneze. Mes pesë të ardhurve ditën e sotme, njëri prej tyre, José Ubaldo Izquierdo, parashikon të vazhdojë udhëtimin drejt Kilit, që është shprehur i gatshëm ta presë atë dhe familjen e tij. /I.Pu.
KOMENTE