English

Transportonin bagëti kontrabandë, identifikohen dy persona

Korçë, 23 Korrik, NOA – Ndërsa transportonin bagëti, të cilat dyshohet se janë kontrabandë, dy persona janë identifikuar nga forcat policore të Korçës.

Ngjarja konfirmohet prej këtyre të fundit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dije se të dyshuarit janë përkatësisht Olgert Musollari, 29-vjeç, banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit dhe Ardian Toska, 38-vjeç, banues në fshatin Piskupat po të Pogradecit.

Ndaj tyre u kryen veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë, për veprën penale të “Tregëtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.

Kjo pasi i dyshuari i parë, Olgert Musollari, është kapur në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij PG 5580 B, 12 krerë bagëti (tre lopë dhe nëntë viça), të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Ndërsa Ardian Toska, i ka ngarkuar më pas këto bagëti në mjetin me targë PG 5580 B.

Materialet për këtë ngjarje iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE