Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi - Mandatarrest Për 102 Të Akuzuar Në Një Komplot Për Grusht Shteti
English

Turqi - Mandatarrest Për 102 Të Akuzuar Në Një Komplot Për Grusht Shteti

STAMBOLL, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Një gjykatë turke lëshoi sot një mandatarresti për 102 të akuzuar në një komplot të dyshuar për grusht shteti të thurur në vitin 2003, njoftoi agjencia turke e shtypit Anadolli, që citon një gjykatës. Sipas televizionit NTV, tre gjeneralë në pension, nxitësi kryesor i komplotit dhe ish-shefat e marinës dhe të aviacionit, janë ndër të dyshuarit e përmendur në mandatarrest. Gjykata caktoi gjithashtu seancën e parë të procesit për më 16 dhjetor, në një burg pranë Stambollit, bëri të ditur gjykatësi Davut Bedir, i cituar nga Anadolli. Njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë persona janë akuzuar në këtë komplot të dyshuar që mendohet të jetë thurur në shtabin e përgjithshëm të forcave të armatosura në Stamboll, në vitin 2003, pak pas ardhjes në pushtet të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, një grupim i dalë nga lëvizja islamike. Ardhja në pushtet e AKP-së ka ngjallur dyshime tek një pjesë e opinionit dhe të hierarkisë ushtarake për vënien në dyshim të parimeve të laicitetit në Turqi. /e.v/
KOMENTE