Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uashingtoni Do Të Bllokojë 100 Llogari Bankare Të Dyshimta Të Koresë Së Veriut
English

Uashingtoni Do Të Bllokojë 100 Llogari Bankare Të Dyshimta Të Koresë Së Veriut

SEUL, 23 korrik /ATSH-AFP/ - SHBA-ja parashikoi të bllokojë 100 llogari bankare të hapura jashtë vendit me anë të të cilave kryheshin operacione bankare të paligjshme në llogari të Phenianit, konfirmoi sot media koreanojugore. "Të ardhurat në këto llogari janë përfituar nën regjimin e Kim Jong-Il dhe kjo do të jetë një goditje e ashpër për Korenë e Veriut'', theksoi e përditshmja duke cituar burime diplomatike. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton njoftoi disa ditë më parë sanksione të reja amerikane kundër Phenianit gjatë vizitës në Korenë e Jugut. Dy aleatët akuzojnë Korenë e Veriut, e cila e përgënjeshtron me forcë, për mbytjen e një anijeje koreanojugore më 26 mars duke shkaktuar vdekjen e 26 marinsave koreanojugorë. Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit parashikuan ngrirjen e të ardhurave të entiteteve të reja dhe individëve dhe të zhvillojnë përpjekje të reja (...) për të penguar shoqëritë koreanoveriore që kanë aktivitete të paligjshme të operojnë jashtë vendit dhe të përdorin shërbimet bankare./ /ec/ a.jor.
KOMENTE