Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Venezuela dhe Kolumbia, në fund të marrëdhënieve
English

Venezuela dhe Kolumbia, në fund të marrëdhënieve

Bogota, 24 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Pas prishjes së marrëdhënieve dypalëshe me Kolumbinë të shpallura nga presidenti Hugo Chavez, qeveria venezueliane i ka dhënë 72 orë kohë, diplomatëve të Bogota për t’u larguar nga vendi fqinj. Lajmi është njoftuar nga Ministri i Jashtëm Nikolas Maduro.

”Aktualisht nuk do të militarizojmë kufirin me Venezuelën”, - siguroi Cesar Velasquez Cesar, zëdhënësi i presidentit kolumbian Alvaro Uribe.

Ky vendim erdhi vetëm një orë e gjysmë më vonë nga deklarata e Chavez mbi shpalljen e prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Kolumbinë dhe vendosi në gjendje mjaft të gatshme forcat e armatosura.

Bëhet fjalë për një periudhë veçanërisht të vështirë në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Çdo gjë ka lindur nga akuzat e qeverisë në Bogota, ndaj Organizatës së Shteteve Amerikane, në të cilën disa krerëve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN), janë fshehur në Venezuelë.

Megjithatë, ekzistojnë dëshmi (imazhe, video dhe harta fotografike), që tregojnë praninë e të paktën 1.500 luftëtarëve në Venezuelë, që veprojnë në baza dhe kampe të ndryshme.

Akuzat tregojnë se qeveria kolumbiane ka prova për të paktën 60 sulme ndaj vendit dhe më pas kanë kërkuar strehim në vendin fqinj.

r.b/NOA

KOMENTE