Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmedinexhad sulmon oktapodin Paul: Mjet propagande i Perëndimit
English

Ahmedinexhad sulmon oktapodin Paul: Mjet propagande i Perëndimit

Teheran, 24 Korrik, NOA – Oktapodi Paul, i cili u bë i famshëm me parashikimet e tij gjatë kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, ka qenë një ndër objektivat e sulmeve verbale të lëshuara nga presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad, sipas të cilit, histori si kjo janë shembuj të metodave të propagandës' dhe supersticioneve që vë në përdorim Perëndimi.

“Ata që besojnë në gjëra të tilla, nuk mund t’u besojnë krerëve të vendeve të botës apo përsosmërisë njerëzore'', tha Ahmedinexhad lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se kombi iranian, në të kundërt nga kjo, ushqen dashurinë e tij për të gjitha vlerat e shenjta, për të nxitur tek njeriu një botë që shkon drejt përsosmërisë.

Ndërkaq, shteti që e ka kthyer në mit oktapodin Paul, ka qenë Spanja, e cila edhe e fitoi kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”, ndërsa Italia ka pohuar se kjo krijesë është kapur në ujërat e saj dhe kështu, ka origjinë italiane.

n.e/NOA

KOMENTE