Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 24 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 24 Korrik 2010

NGJARJE KRYESORE ------------------------------ NJU ORLINS (SHBA) - Ardhja e menjëhershme e stuhisë tropikale "Bonnie" në Gjirin e Meksikës e ka detyruar BP-në të ndalojë operacionet e saj në pusin e dëmtuar dhe ekipet e punës që po pastrojnë ndotjen janë larguar nga zona. TË TJERA -------------- SEUL - Koreja e Veriut kërcënoi se do të përdorë forcën bërthamore përballë manovrave ushtarake të parashikuara për ditën e nesërme mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. KABUL - Katër ushtarë amerikanë humbën jetën sot në një sulm me bombë në jug të Afganistanit. Numri i ushtarëve të huaj të vrarë që nga fillimi i luftës në vitin 2001 po i afrohet pragut të 2000-ëve. PESHAWAR (Pakistan) - Një sulm me avionë amerikanë të komanduar në distancë, kundër një baze të luftëtarëve islamikë në verilindje të Pakistanit ka shkaktuar 12 të vdekur. KARAKAS - Presidenti venezuelas Hugo Chavez deklaroi se "luftëtarët kolumbianë duhet të rishqyrtojnë strategjinë e tyre të luftës së armatosur për të mos shërbyer si pretekst për penetrimin e SHBA-së në Kolumbi", pas ndërprerjes së njëanshme të marrëdhënieve diplomatike me Kolumbinë. JALTË/SEBASTOPOL/DNIEPROPETROVSK (Ukrainë) - Kryeministri rus Vladimir Putin shkon në jug të Ukrainës, ku pritet të takohet me presidentin Viktor Janukoviç, ndërkohë që patriarku i Moskës Kirill vazhdon në Dniepropetrovsk turneun në këtë vend. ZAGREB - Ndjekje e vizitës së presidentit izraelit Shimon Peres në Kroaci. /I.Pu.
KOMENTE