Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Daaci: Vendimi I Gjnd Krijon Hapesire Te Re Per Unitet Veprues Te Politikes Shqiptare Kudo
English

Daaci: Vendimi I Gjnd Krijon Hapesire Te Re Per Unitet Veprues Te Politikes Shqiptare Kudo

PRISHTINË, 24 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) krijon hapësirë të re për unitet veprues të politikës shqiptare kudo dhe të Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe veriatlantike, tha sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), akademik Nexhat Daci. Në një konferencë shtypi, ai vleresoi se "mendimi këshillëdhënës i GJND-së se pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, është shumë më domethënës se vendimi i një gjykate dhe paraqet fitore politike dhe morale". "Vendimi për nga pesha dhe rëndësia politike krijon hapësirë të re që politika shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës të jetë proaktive dhe me unitet veprues në rrugën e integrimeve evropiane dhe veriatlantike", tha Daci. Ai theksoi se "uniteti demokratik veprues në Republikën e Kosovës është obligues për qeverisjen dhe opozitën që të zhvillohet një betejë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ka sjelle papunësi prej afro 45% të popullsisë aktive dhe varfërinë më të madhe në Evropë". "Vendimi i GJND-së thërret fuqishëm që qeverisja bashkë me opozitën te fillojne hartimin e strategjisë për rrugën e ecjes deri në anëtarësim në OKB dhe në krijimin e hartës së rrugës për relaksim të raporteve ekonomike dhe tekniko-politike me Republikën e Serbisë, që do të përshpejtonte rrugën për në BE dhe NATO", tha akademik Daci. Ai ka ftuar "Beogradin politik dhe qytetar, që të hapet një faqe të re dhe e parë në historinë e dy popujve, shqiptarë dhe serbë, që bashkërisht ta ndërtojmë hartën e rrugës, si dy shtete sovrane për në BE dhe NATO". "Me një politikë te tillë do t'i japim fund etapave të caktuara të historisë së përgjakshme dhe do t'i ofrojmë shtetasve tonë të sotmen dhe të nesërmen evropiane në bashkësinë e kombeve të lira dhe demokratike", tha Daci. /a.ke/
KOMENTE