English

Elbasan: Nje Fundjave Ne Pishinat E Qytetit

ELBASAN, 24 Korrik/ATSH-M. Sadiku/. - Me dhjetra pishina në qytetin e Elbasanit kanë pritur sot qindra qytetarë elbasanas, të cilët kanë preferuar që këtë fundjavë ta kalojnë në qytetin e tyre. Teksa temperaturat kanë kaluar 38 gradët, e vetmja alternativë më e mirë për qytetarët ka qenë largimi nga shtëpia dhe kalimi i një fundjave në pishina, por edhe në det apo liqen. Në kompleksin e pishinave "Ajek" shumë qytetarë kanë shkuar për të gjetur freskinë në këtë të shtunë të nxehtë si dhe për të kaluar një fundjavë të këndshme. Një tjetër motiv që qytetarët kanë preferuar të kalojnë një fundjavë në pishina është edhe fakti se nuk mungojnë ambjentet për të luajtur fëmijët, por edhe se nuk ka shumë shpenzime dhe kënaqësia është po aq e njejtë sa ata që preferojnë të kalojnë një fundjavë në det. /a.ke/
KOMENTE