Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izraeli Akuzon Korenë E Veriut Për Shitjen E Raketave Në Lindjen E Mesme
English

Izraeli Akuzon Korenë E Veriut Për Shitjen E Raketave Në Lindjen E Mesme

JERUSALEM, 24 korrik /ATSH-AFP/ - Izraeli akuzoi para OKB-së Korenë e Veriut se ka furnizuar me raketa balistike vendet e Lindjes së Mesme duke theksuar se këto armë vinin në rrezik stabilitetin e këtij rajoni, theksoi sot radio ushtarake izraelite. "Izraeli shpreh shqetësim për shitjen e raketave balistike sepse këto armë mund të venë në rrezik stabilitetin në Lindjen e Mesme'', konfirmoi delegacioni izraelit në OKB, në një letër drejtuar komisionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve ë Bashkuara që po diskuton për sanksione ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut. Në muajin maj, ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman akuzoi Korenë e Veriut se kishte furnizuar me armë dhe raketa islamikët palestinezë të Hamasit si dhe ato të Hezbollahut libanez duke iu ardhur në ndihmë për programet e zhvillimit të raketave të Sirisë dhe Iranit./ /ec/
KOMENTE