English

Ligji I Shish, Topi: Jam Luajal I Parimeve Të Nato-S

TIRANË, 24 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, deklaroi sot se, " mbetet luajal i parimeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut përsa i përket dekretimit të ligjit të SHISH". Në përgjigje të interesimit të medias për këtë çështje, Topi tha pas takimit me Presidentin kosovar Fatmir Sejdiu, se "unë po e ndjek me vëmendje këtë proçes, por jam i kujdeshëm dhe nuk mund të paragjykoj asnjë lloj vendimi të Kuvendit, sepse Presidenti flet në momentin kur ka një vendimarrje të Kuvendit". Në këtë kontekst, ai theksoi se, "unë kam qënë, jam dhe do të jem gjithmonë luajal i parimeve fondamentale të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që është Aleanca më e madhe e paqes dhe e sigurisë dhe nga ky parim i madh natyrisht dalin edhe parime të mëdha të rëndësishme". Ligji i SHISH, i futur në axhendën e seancës plenare të Kuvendit, shkaktoi debate të forta mes mazhorancës dhe opoziës, duke u shtyrë për një seancë tjetër, pas kërkesës së opozitës që ky ligj të marrë më parë ekspertizën e NATO-s. /a.ke/
KOMENTE