Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Vota ndryshe, përpjekje e LSI për të ruajtur identitetin në koalicion
English

Meta: Vota ndryshe, përpjekje e LSI për të ruajtur identitetin në koalicion

Tiranë, 24 korrik, NOA – Ndërsa zërat kundër koalicionit PD-LSI janë rritur duke iu referuar votimit pro nga deputetët e LSI-së, ndryshe nga atë demokratë, sa i përket kandidaturave të paraqitura nga Presidenti për anëtarë në Gjykatën e Lartë dhe mendimi pro për shtyrjen e diskutimit të ligjit për SHISH-in, lideri i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar se vota ndryshe e deputetëve të LSI-së, është një përpjekje për të ruajtur identitetin e kësaj force politike në koalicionin qeveritar.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri këtë deklaratë në mbledhjen e komitetit drejtues të LSI-së, duke i dhënë fund kështu edhe hamendimeve të ngritura për ndonjë krisje brenda mazhorancës qeverisëse.

Lideri i LSI-së, Ilir Meta ka ripërsëritur se nisja sa më shpejt e diskutimit për reformën zgjedhore është një domosdoshmëri, ndërsa vendi pas më pak se një vit do të ketë zgjedhjet lokale.

Meta ka garantuar se LSI do të luftojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse me qëllimin e vetëm që zgjedhjet të përmbushin plotësisht standardet duke mos lënë hapësirë për kundërshtim të rezultatit.

Përgjatë mbledhjes së sotme, Meta prezantoi dy kandidatët e rinj për kryetar të LSI-së, në Tiranë, Edmond Panaritin dhe Shezahi Rrokaj, votim i cili do të kryehet më 26 shtator.

mit/NOA
KOMENTE