Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 24 Korrik/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e shtunë, datë 24 Korrik, 2010. Gazeta "Shqip" QEVERIA BLLOKON SHPENZIMET E MINISTRIVE DHE INSTITUCIONEVE Qeveria bllokon punësimin, shpërblimet, pasgesat e orëve shtesë dhe trajnimet për të gjithë punonjësit e ministrive dhe institucioneve që janë në varësi të saj. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të djeshme vendosi të miratojë një vendim i cili ka si synim të disiplinojë përdorimin e fondeve buxhetore, pas shkurtimit të ndjeshëm të zërit të shpenzimeve që këto institucione po pësojnë. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Franc Konomi / Vrasja, zbardhen përplasjet e dy grupeve në Spanjë Krimet / Lezhë, ekzekutohet djali 22-vjeçar i biznesmenit Dënimi / Burg e gjobë për vjedhësit e "DigitAlb" Gazeta Shqiptare SHISH, BERISHA ANULON ITALINË Të hënën, projektligji për ndryshimet në SHISH rikthehet sërish në Kuvend. E ka konfirmuar dje edhe njëherë zyrtarisht PD, nëpërmjet deputetit Edi Paloka. "Projekti është ende në rendin e ditës së Kuvendit të Shqipërisë, për t'u votuar të hënën", tha ai. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Krimet e komunizmit / Kolec Topalli; Do të publikojmë emrat e hetuesve të diktaturës Dossier tranzicioni / Maks Haxhia: Dënimi im si falsifikator i shkresës së Berishës, qesharak Deklarata e ISKSH / Ekzekutohet me plumb në kokë djali i biznesmenit Gazeta "Koha Jonë" AGOLLI: HAPJA E KUTIVE, KODI NUK E PËRMBAN Dritëro Agolli tha dje se ngërçi i tejzgjatur është pasojë e një Kodi Zgjedhor të gatuar nga PD dhe PS, i pranuar prej të dy palëve. Kërkon që liderët politikë të mos e monopolizojnë përgjegjësinë qytetare Tituj të tjerë të kësaj gazete: Gjirokastër / Lidh gruan me pranga dhe e rreh me shkop gome Akuzat / Mbrojtja: Bashkia e Tiranës të ofrojë fakte, jo shpifje Koment nga Agron Bala / Kur mbyllet një media Gazeta "Panorama" VOTA NË KUVEND: LIGJI I SHISH BASHKON EDI RAMËN ME ILIR METËN Uithers kundër ligjit. Projektligji për Shërbimin Informativ Shtetëror ka përafruar për herë të parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit qëndrimet e Ramës dhe Metës. Kreu i LSI u shpreh dje se nuk do ta votojë ligjin për SHISH, pa u konsultuar me partnerët e NATO-s. Ndërsa kreu i PS deklaroi se ky ligj cënon interesant e NATO-s dhe të SHBA. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Vendimi i ISKSH: Shpërblim për 9350 mjekë dhe infermierë Sekuestrimi / Denoncoi banka, bllokohet në Tiranë "Ferrari" 200 mijë euro Rrëfimi i vajzës së Frederik Ndocit shokon publikun në SHBA: Si kam abuzuar me drogën që kur isha 14 vjeç Gazeta "Shekulli" KLINIKAT, SHPËRBLIM PËR 9350 PUNONJËS Punonjësit e poliklinikave në tetë rrethe, shpërblim deri në një pagë. Personeli i poliklinikave do të marrë gati një pagë mujore shpërblim për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Shpërndarja e pagës do të bëhet Brenda pak ditësh për 9350 punonjës të qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, të cilët kanë arritur elementet e performancës. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Qeveria tenton shitjen e fushës së aviacionit Kriza ekonomike / Administrata s'ka dieta dhe orë jashtë orarit Socialisti / Dritëroi: Partitë gabuan me Kodin Zgjedhor /e.p./
KOMENTE