Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagos me thikë për mospagimin e mushkës, arrestohet autori
English

Plagos me thikë për mospagimin e mushkës, arrestohet autori

Gjirokastër, 24 korrik, NOA – Për një motiv të rëndomtë të shitjes së një mushke, një vit më parë, por pa i paguar lekët në dorë, plagos pas shpine me thikë të blerësin.

Policia e Gjirokastrës arrestoi sot rreth orës 09.00, 26 vjeçarin nga Përmeti, Naim Canaj.

26 vjeçari Canaj në 22 korrik, rreth orës 20.00, në qendrën e lagjes “18 Shtatori” të qytetit të Gjirokastrës, pas një sherri për motive të dobëta, ka plagosur me dashje mbas shpine, me thikë 29 vjeçarin E.K, banor në lagjen Dunavat të qytetit.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar menjëherë për në spital nga patrulla e përgjithshme të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Shtetasi i dëmtuar pasi iu nënshtrua një operacioni tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e policisë dhe informacionet nga dëshmitarët në vendngjarje policia ka mundur të identifikojë autorin, pasi shtetasi i dëmtuar nuk dha asnjë shpjegim për të, duke thënë se nuk e njihte.

Ndërkaq autori ishte larguar menjëherë nga vendngjarja dhe si rezultat i kërkimit të policisë në lagjet e ndryshme u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit.

Pasi ka ushtruar kontrolle të shumta në disa lagje dhe banesa të qytetit të Gjirokastrës, ku mendohej se fshihej autori, dhe nga informacionet në rrugë operative policia mësoi se autori i ngjarjes ishte larguar në drejtim të Përmetit, dhe fshihej në një banesë në qytetin e Këlcyrës, tek një i afërm i tij.

Në bashkëpunim me policinë e Përmetit forcat e Policisë kanë bërë rrethimin e banesës dhe më pas arrestimin e autorit të ngjarjes.

Naim Canaj po ndiqet tashmë penalisht nga prokuroria e Gjirokastrës për veprën e plagosjes së lehtë me dashje.

mit/NOA
KOMENTE