Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria Çon Në Gjyq 5 Persona Të Akuzuar Për Shpërndarje Narkotikësh
English

Prokuroria Çon Në Gjyq 5 Persona Të Akuzuar Për Shpërndarje Narkotikësh

TIRANË, 24 Korrik/ATSH/ . - Prokuroria e Tiranës dorëzoi në Gjykatë për shqyrtim gjyqësor çështjen penale kundër një grupi prej 5 vetash, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga prokuroria e Tiranës bënë të ditur sot se i kanë përciellë Gjykatës së Tiranës çështjen penale në ngarkim të shtetasve: Artur Selmani, Edmond Kalia, Ervis Gjuzi, Ilir Gashi, Skerdilajd Miri, të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Shtetasit e lartpërmendur u arrestuan në muajin mars të këtij viti në Tiranë në një operacion të Policisë së Qarkut, në kuadër të luftës kundër trafikimit të narkotikeve. Ata u kapën me një sasi prej 1. 5 kilogram lëndë narkotike e llojit mariuanë, e cila mendohet se ishte siguruar në rrethinat e Krujës dhe do të shitej në Tiranë. Të arrestuarit mësohet se kishin disa javë që mbaheshin nën vëzhgim nga strukturat e policisë për shkak të dyshimeve të ngritura ndaj tyre për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm. Tashmë, ndaj tyre pritet të nisë procesi gjyqësor. /a.m//a.ke/
KOMENTE