English

Ps I Kërkon Prokurorisë Së Përgjithshme Të Hetojë Pasurinë E Ministrit Prifti

TIRANË, 24 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste i kërkoi sot organeve të drejtësisë, sidomos Prokurorisë së Përgjithshme, "të hetojnë pasurimin marramendës të ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti". Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS-së, Ervin Koçi, tha se, "Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kuptojë se heshtja dhe indiferenca e saj e papranueshme kundrejt këtij rasti e bëjnë atë po aq fajtore për korrupsionin që mbretëron sot në Shqipëri, sikur t'i kishte futur vetë në xhep 2.5 mld lekë të ministrit Prifti". Deputeti Koçi tha se, "heshtja e kryeministrit Berisha për këtë aferë është prova më e mirë e bashkëfajësisë së tij në këtë vorbull korrupsioni"./a.s//a.ke/
KOMENTE