Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Kupat E Evropës, Kriza E Klubeve Shqiptare Dhe Suksesi Maqedonas
English

Sport-Futboll/ Kupat E Evropës, Kriza E Klubeve Shqiptare Dhe Suksesi Maqedonas

- Por kundër dështimit shqiptar, kontrasti vjen nga futbolli maqedonas. Për herë të parë dy skuadra maqedonase, Rabotniçki dhe Teteks, marrin pjesë në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës, një arritje historike -. TIRANË, 24 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Shqipëria u përfaqësua me tri skuadra në Ligën e Europës (Besa e nisi nga turi i dytë eliminator), por asnjëra prej tyre nuk ia doli të mbërrijë në turin e tretë. Laçi u eliminua në turin e parë nga bjellorusët e Dnepr Mogilev (1-1, 1-7). Tirana pasi kaloi turin e parë kundër hungarezëve të ZTE-së (0-0, 1-0) u eliminua nga holandezët e Utrehtit (0-4, 1-1) në turin e dytë. Besa, fituesja e Kupës së Shqipërisë, u eliminua në turin e dytë nga grekët e Olimpiakosit (0-5, 1-6). Por, kundër këtyre statistikave, kontrasti vjen nga futbolli maqedonas. Për herë të parë dy skuadra maqedonase, Rabotniçki dhe Teteks, marrin pjesë në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës, një arritje historike. Madje Rapotniçki do të përballet me Liverpulin e famshëm në këtë tur, ndërsa Teteks do të sfidojë Elfsborgun suedez. Gjithsesi, Shqipëria do të ketë lojtarët e saj në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës: Lorik Cana i Gallatasarajit do të luajë kundër OFK Beograd, Hamdi Salihi dhe Atdhe Nuhiu të Rapidit të Vjenës do të jenë kundër bullgarëve të Boreo Stara Zagorës, Admir Teli dhe Ansi Agolli të Karabagut në Azerbajxhan do të luajnë kundër polakëve të Visla Karkovës. Ndërkohë, Flamurtari është skuadra shqiptare që ka pësuar humbjen më të thellë në Europë në një ndeshje: humbi 8-0 kundër skocezëve të Madhëruellit (Liga e Europës, 2009-2010). Besa ka humbur edhe 7-1 kundër Hibernians të Skocisë në Kupën e Fituesve të Kupave (1973) Humbje të thella janë dhe ato të Vllaznisë me Trabzonsporin (6-0) në Kupën Intertoto (2007-2008), Vllaznisë më Napolin (5-0, 2008-2009) dhe Rapidin (2009-2010), Teutës me Slaven Belupo (6-2, Kupa UEFA, 2007-2008). Tirana ka humbur me Grazer AK (5-1, Liga e Kampioneve, 2003-2004), ashtu si Dinamo me Olimpikun e Marsejës, po 5-1 (Liga e Kampioneve, 1990-1991). /a.ke/
KOMENTE