Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi i Kembrixhit: Gratë, me kujtesë më të mirë se burrat
English

Studimi i Kembrixhit: Gratë, me kujtesë më të mirë se burrat

Londër, 24 Korrik, NOA - Gratë kanë kujtesë më të mirë se burrat. Ky është rezultati paraprak i zbuluar nga një studim i realizuar nga universiteti i Kembrixhit në Britaninë e Madhe.

Hulumtuesit kanë kryer testet e kujtesës deri tani mbi 4500 njerëz, të cilët ishin burra dhe gra rreth moshave 48-90 vjeç.

Nga rezultatet e hershme të studimit, u tregua se pavarësisht nga mosha, gratë kanë rezultate më të mira dhe arrijnë të bëjnë më gabime rreth 5 herë më pak se me meshkujt.

Hulumtuesit thonë gjithsesi se në vend që të krijojë superioritet mes gjinive të ndryshme, studimi në fjalë do të ndihmojë për të identifikuar më mirë shenjat e sëmundjeve të tilla si ajo e Alzajmerit.

"Edhe pse dallimet gjinore njohëse tashmë janë hetuar, është hera e parë që ato realizohen në një shkallë të tillë të madhe, - thotë Andreu Blackuell, një nga autorët e studimit, - dhe duke përdorur këto të dhëna, mund të përcaktohet nëse kujtimi i një personi të caktuar në një moshë është normale apo fsheh disa probleme për shkak të sëmundjeve degjenerative si ajo e Alzajmerit".

n.e/NOA

KOMENTE