English

Testi i stresit, nuk e kaluan 7 nga 91 banka evropiane

Bruksel, 24 Korrik, NOA - Shtatë nga 91 banka evropiane nuk e kaluan dot të ashtuquajturin “testi i stresit”, të cilit iu nënshtruan dje në të gjithë Evropën, për të provuar sesa i fortë është sistemi bankar financiar në kohët e krizës.

Rezultatet për këto banka synojnë sigurimin e investitorëve se ato arrijnë të kenë baza të qëndrueshme në mirëfunksionimin e tyre, në mënyrë që ata të mos i tërheqin depozitat prej tyre.

Bëhet me dijeni se në këtë test janë përfshirë 4 bankat më të mëdha britanike, RBS, Lloyds, HSB, C dhe Barclays, të cilat paraqiten më të mundshmet për ta kaluar këtë test, sikundër edhe ato të Gjermanisë që renditen pas tyre.

Sipas të dhënave të testit, institucioni i vetëm bankar gjerman që nuk arriti të kaloj atë ishte, siç pritej, banka e shtetëzuar e patundshmërive Hypo Real Estate (HRE). Por në mesin e bankave, që nuk kanë arritur të kalojnë testin është edhe banka greke Atebank dhe disa banka të kursimeve në Spanjë.

Bashkimi Evropian shpreson se më bërjen publik të këtij raporti në tregjet financiare do të rikthehet besimi se bankat janë të gatshme të përballen me kriza të reja eventuale.

Por vetëm tani pas publikimit të rezultateve të testit do të kuptohet nëse ia ka vlejtur stresi për testin e stresit apo stresi i vërtetë do të fillojë tani.

n.e/NOA

KOMENTE