English

Veshjet e verës, gabimet që s'duhet të bëni

Romë, 24 Korrik, NOA – Vera tashmë po kalon nga njëra ditë në tjetrën e nisur edhe nga i nxehti i madh që po bën, ekspertët e modës kanë nisur dhënien e këshillave të tyre, në mënyrë që njerëzit të ndihen sa më komodë gjatë saj.

Kështu, ekspertja e madhe e modës, britanikja Louise Roe, jep këshillat e saj në një studim të veçantë sesi duhet të shmangen në veshje ato që ajo i ka quajtur si “tmerret e verës”.

Kështu, pikë së pari sipas saj, duhet të shmangen veshjet me ngjyra të forta dhe shumë fruda, të cilat kanë qenë në modë gjatë viteve ’80.

Duke shtuar se duhet shmangur edhe një element tejet i shëmtuar sipas saj i kësaj mode që ka ekzistuar në ato vite, xhaketat me supe të fryra (të ashtuquajturat vata).

Sipas saj, ngjyrat fluoreshente dhe xhaketat me vata ju tregojnë shumë demode.

Më tej, ka pohuar e lidhur me rrobat e banjës, duhet evituar në mënyrë kategorike kostumet me të mbathurat perizoma, pasi tashmë në modë janë tangat.

Pra, sipas saj, femrat me tanga edhe në plazhe!

Më tej, ajo ka kritikuar edhe këpucët gjysëm-shapka sportive me vrima, të cilat deri para pak vitesh kanë qenë në modë, duke i konsideruar si shumë të rënda për verën dhe që nuk ju tregojnë aspak fine.

Për të kaluar te çorapet, të cilat duhet t’i eliminoni me çdo kusht, pasi tregoni se jeni demode dhe të vjetruar.

Në fund, ekspertja e modës deklaron se për këtë verë duhen shmangur në mënyrë absolute veshjet me shumë të prera dhe të qepura.

Sa më lirshëm, sa më lehtë dhe sa më pk ngjyra, është këshilla e saj.

Ah po, edhe diçka tjetër. Mos mbani në asnjë mënyrë çanta beli, sikur jeni në tregje.

n.e/NOA

KOMENTE