Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AAK, thirrje qeverisë së Thaçit: Veriu i Kosovës të shpallet zonë e interesit kombëtar”
English

AAK, thirrje qeverisë së Thaçit: Veriu i Kosovës të shpallet "zonë e interesit kombëtar”

Prishtinë, 25 korrik, NOA – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kritikuar sot qeverinë e Kosovës për mosintegrimin e veriut të Kosovës, duke nënvizuar se janë disa elementë që dëshmojnë se qeveria e Hashim Thaçit nuk po punon sa duhet për këtë çështje të rëndësishme.

Në një konferencë për shtyp, sekretari i AAK-së, Burim Ramadani, deklaroi se “Qeveria e Kosovës, e kryesuar nga Hashim Thaçi, asnjëherë nuk ka vendosur në prioritet të saj çështjen e veriut të Kosovës dhe nuk po e bënë as tash. Gjithçka që po shohim deri tani kanë qenë vetëm deklarata politike në kuptimin e marketingut politik dhe nuk është parë asnjëherë të ndonjë veprim konkret në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Mitrovicës së veriut”.

Madje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka bërë thirrje qeverisë së kryeministrit Thaçi, që të shpallë veriun e Kosovës “zonë të interesit kombëtar të vendit”, në mënyrë që të hapen mundësitë për rritjen e buxhetit për atë pjesë, si dhe të ndajë fondin për fillimin e zbatimit të strategjisë së veriut, e cila po ashtu është shumë e vonuar.

Kritikat e AAK-së, i janë adresuar edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili sipas AAK-së, nuk po dërgon ende njësitet speciale në veri, sikundër ka deklaruar më parë, duke nënvizuar se qeveria duhet të bashkëpunojë më ngushtë me EULEKS-in.

Në këtë kontekst AAK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që fillimisht të marrë masat e duhura për kthimin e sundimit të ligjit, dhe t’i koordinojë ngushtë masat e saj me EULEX-in .

“Qeveria e Kosovës, duhet të vendosë para drejtësisë të gjithë ata që po shkelin ligjin dhe frikësojnë qytetarët e Kosovës në atë pjesë të Veriut, dhe po ashtu të arrestojë e të nxjerrë para drejtësisë edhe të gjithë ata që merren me kontrabandë dhe krim të organizuar”, kërkoi në këtë deklaratë për shtyp AAK.

Kjo deklaratë vjen pikërisht disa ditë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me synimin për t’i mëshuar mbrojtjes dhe integrimit të territoreve të Kosovës në veri të saj, nga ndonjë efekt negativ i pritshëm pas vendimit se Pavarësia e Kosovës nuk cënoi asnjë ligj ndërkombëtar.

mit/NOA
KOMENTE