English

Aksident automobilistik, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Prishtinë, 25 korrik, NOA - Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas një aksidenti automobilistik që ka ndodhur sot në rrugën Suharekë-Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur para orës 02:00. Në përplasje janë përfshirë dy vetura dhe një autobusi.

Sipas hetuesve të aksidenteve rrugore nga drejtoria Rajonale e Prizrenit, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga drejtuesi i autobusit i cili ka qenë duke udhëtuar në krah të kundërt.

Njësia e hetimeve nga Trafiku i Drejtorisë Rajonale të prizrenit është duke vazhduar procedurat hetimore lidhur me këtë aksident.

Gjithashtu Policia e Kosovës u ka bërë apel gjithë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për më shumë kujdes në qarkullimin rrugor.

NOA

KOMENTE