English

Bie rrufeja, ngordhin 54 dele dhe 7 lëndohen

Haraçinë, 25 Korrik 2010 NOA – Rënia e rrufesë ishte fatale për bagëtitë e një fermeri në Komunën e Haraçinës në vendbanimin Orllancë, raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA.

Sikundër shihni dhe në foto, rrufeja ishte e kobshme për një pronar delesh pasi 54 prej tyre ngordhën dhe shtatë të tjera u lënduan seriozisht.

Autoritetet komunale dhe konkretisht kryetarin Bastri Bajramin në prezencën e mediave panë për se afërmi këtë gjendje në fshatin Orllancë.

“Nuk dij ç’ka te them sic po e shihni edhe vetë këtë gjendje, rrufeja dje ishte e pamëshirshme dhe qelloi mbi këtë tufë delesh. Humbjet jane te medha dhe nga institucionet perkatese nuk kemi asnje vizitë deri me sot. Lusim qe te na vizitojne sepse keto humbje jane te medha ndersa nga këto siguronim kafshatën e gojës”, - u tha të pranishmëve, Xhevat Kadriu pronar i deleve. a.b/NOA

KOMENTE