English

E moshuara 87 vjeçare bie në një pusetë prej tre metrash, shpëton

Pekin, 26 Korrik 2010, NOA - Wang Lu, 87 vjeçe dhe burri i saj Wang Jungcheng, po ecnin në rrugët e Changchun në Kinën veriore, kur gruaja ka rënë në pusetë. E moshuara ishte duke ecur kur ndeshi në një kapak pusete të mbyllur keq, i cili menjëherë u përmbys, duke rënë brenda gruaja.

"Unë u përpoqa ta kapja, por nuk munda dot”, u tha burri mediave lokale. Zjarrfikësit dhe një ekip mjekësor nxituan në përpjekje për të ndihmuar gruan e moshuar. Por, çuditërisht e për fat të mirë, pas kontrolleve të para mjekësore u pa se gruaja pavarësisht nga një rënie prej 3 metrash nuk ishte plagosur rëndë: vetëm disa gërvishtje të lehta. Sipas banorëve të zonës kapaku origjinal i pusetës kishte humbur gjatë disa punimeve në rrugë dhe ishte zëvendësuar me një tjetër pak më të vogël.

a.e./NOA

KOMENTE