Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irani kërcënon Bashkimin Europian
English

Irani kërcënon Bashkimin Europian

Teheran, 25 korrik, NOA - Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga sanksionet kundër Teheranit, sepse, në të kundërtën, ky i fundit “do të reagojë me shpejtësi”.

Deklaratat e tij vijnë një ditë para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku pritet të miratohen sanksione të ashpra kundër industrive iraniane të gazit dhe të naftës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka aprovuar raundin e katërt të sanskioneve kundër Iranit më 9 qershor.

Masat ndëshkuese kanë për qëllim të nxisin Teheranin që t’u kthehet bisedimeve në lidhje me programin e pasurimit të uraniumit.

Perëndimi ka dyshime se Irani synon prodhimin e bombës atomike. Teherani i hedh poshtë këto akuza.

NOA/RFE

KOMENTE