English

Koshtunica: Rezoluta për Kosovën në KS, e pakuptimtë. Qeveria serbe të japë dorëheqjen

Beograd, 25 korrik, NOA – Mendimi pro shpalljes së Pavarësisë së Kosovës i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, në 22 korrik, ka mobilizuar gjithë politikën serbe, madje edhe ata që deri dje nuk do ta mendonin dot kurrë shkëputjen e Kosovës sit ë Pavarur, nuk kanë tashmë asnjë shpresë për të kundërtën.

Ish kryeministri i Serbisë, dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar sot se është “plotësisht e pakuptimtë”, që pas mendimit negativ të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Serbia të paraqesë rezolutën për Kosovën, në Kombet e Bashkuara, në shtator.

Sipas Koshtunicës, një rezolutë e tillë, do të mund të sillte humbje më të rënda dhe pasoja të paparashikueshme, për Serbinë.

Madje ish kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka shkuar më tej duke kërkuar dorëheqjen e krerëve të politikës serbe.

“Në vend se ta shtyjnë Serbinë në humbje të tjera, për shkak të politikave shkatërruese, zyrtarët më të lartë dhe më përgjegjës të qeverisë duhet të japin dorëheqje”, apeloi Vojisllav Koshtunica.

mit/NOA

KOMENTE