English

Kosove - Sejdiu Ngushellon Presidentin E Gjermanise Per Aksidentin Tragjik Ne Duisburg

PRISHTINË, 25 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram Presidentit të Republikës së Gjermanisë, Christian Wulf, të cilit, në emër të popullit dhe të institucioneve kosovare, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së mbi 20 qytetarëve gjermanë, dje në aksidentin tragjik në "Paradën e Dashurisë" në Duisburg. "Ky lajm tronditës është përjetuar rëndë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë pikëllimi, theksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me popullin mik gjerman dhe me të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi rrëqethëse", shkruan në telegram Presidenti Sejdiu. "Me këtë rast, ju lus, i dashur President, t'ua përcillni keqardhjen tonë të thellë dhe ngushëllimet tona të gjithë familjarëve, të cilët i kanë humbur më të dashurit e tyre", thuhet në telegramin e Presidentit kosovar dërguar Presidentit gjerman. Presidenti Sejdiu uron që qytetarët e plagosur në këtë ngjarje tragjike të shërohen sa më parë dhe të kthehen në familjet e tyre. /a.ke/
KOMENTE