English

Manchester United interesohet për Benzema

Angli, 25 Korrik NOA - Alex fergusn ka bërë mjaft të qartë objektivin e radhës në merkato, për skuadrën e tij të Manchester Unitet dhe është pikërisht një sulmues ajo çka dëshiron ai.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Star”, skuadra e Sir Alex është duke vëzhguar me interes sulmuesin e Realit të Madridit, Karim Benzema.

Mourinjo, faktikisht, nuk ka aspak në planet e tij Benzeman si sulmues kryesor dhe kjo mund të jetë një arsye, e cila mund të lehtësojë transferimin e tij.

Në ekipin e Manchester United francezi do të gjente një vazhdueshmëri në lojën e tij.

Në lidhje me këtë fakt është bërë e ditur se unitet është e gatshme për t’i ofruar klubit spanjoll një shifër prej 36 milionë euro dhe kjo vetëm për të siguruar shërbimet e Benzemas.

r.b/NOA

KOMENTE