English

Nënë e bijë në bandën e drogës, identifikohen të arrestuarit në Berat

Berat, 25 korrik, NOA, Update – Policia ka bërë publike emrat e shtatë të arrestuarve për trafik droge në qytetin e Beratit. Ata janë; Tonet Saraçi, 28 vjeç, Otjon Martini, 31 vjeç, Markem Bazaiti, 29 vjeç dhe Dritan Molla 25 vjeç.

Ndërkohë që dy femrat e arrestuara janë shtetaset me inicialet LL.S, 51 vjeçe dhe G. S 21 vjeçe. Policia sqaron se dy femrat janë nënë dhe bijë. Ndalimi i tyre është bërë ditën e stome nga policia e pas sekuestrimit të 70 dozave me heroinë të cilat po transportoheshin nga Durrësi drejt Beratit.

Ndërkohë që policia nuk ka bërë të ditur ende emrin e personit të shtatë të arrestuar.

Ndalimi i shtatë personave u bë në kuadër të operacionit të koduar, “Punto 2”. Sipas njoftimit paraprak droga po transportohej me autobus.

NOA

KOMENTE