Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paris, çezmat publike tani edhe me ujë të gazuar
English

Paris, çezmat publike tani edhe me ujë të gazuar

Paris, 25 Korrik 2010, NOA- Parisianët do të kenë ujë mineral të gazuar nga rubinetet e çezmave publikë. "Eau de Paris", kompania e menaxhimit publik do të marrë së shpejti kontrollin e rrjetit të ujit në kryeqytetin francez, duke vendosur çezme publike në parkun Reuilly, që do të jenë gati në shtator duke e sistemuar parkun në një “shtëpi uji” nga ku do jetë e mundur të përdoret jo vetëm uji mineral natyral, por dhe ai i gazuar.

Ideja ka lindur për të gjetur konsumatorë në një qytet të dominuar nga klasa e mesme dhe borgjezia e re të ndjeshëm ndaj çështjeve ekologjike: uji i ambalazhuar është konsideruar jo në përputhje me mbrojtjen e mjedisit dhe uji që rrjedh nga rubinetet mund të ketë sukses .

Në fakt, ideja e ujit të pijshëm bëhet për arsyeje se uji në shishe kushton më shumë dhe kontribuon në ngrohjen globale (nga nafta që përdoret për prodhimin e shisheve çlirohen mijëra tonelata CO2).

Në çdo rast, kjo risi do të konfirmojë reputacionin e Parisit si kryeqyteti i ujit: janë më shumë se 953 pika të shpërndarjes, duke përfshirë tre ushqyes nga burimet e vendosura nën tokë. Kompania e re pret të rrisë pikat e shpërndarjes komunale.

Kryeqyteti gëzon një status të veçantë përsa i përket rrjetit të ujit: 96,5 për qind të ujit që futet në tubacion konsumohet nga përdoruesit. Puna kolosale e baron Haussmann ka krijuar tunele të nëndheshme që lejojnë qasje në këmbë në 1.800 km tuba, një sistem që lejon për të gjetur shpejt dhe riparuar çdo rrjedhje. Menaxherët private, të cilëve Zhak Shirak u kishte dhënë rrjetit komunal në vitet tetëdhjetë, mburren se kanë arritur standardet më të mira në botë.

a.e/NOA

KOMENTE