English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 25 Korrik/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të dielën: Gazeta "Shqip" SHISH, NATO DHE OSBE OFROJNË ASISTENCË Presidenti Topi: Nuk e dekretoj, nëse s'ka konsulta me Aleancën. Berisha-Meta bashkohen për mandatin e keut dhe ndahen për ligjin. Takim i kryeministrit me kreun e LSI-së dhe shkëmbim mesazhesh për këtë çështje. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Për xhelozi vret gruan dhe të bijën 17 vjeçe. - Guvernatori hetohet për pronat në Durrës. Gazeta "Panorama" PLUMB NË KOKË, XHELOZIA VRET GRUAN DHE TË BIJËN 18-VJEÇARE Tragjedia në Shkodër/Një 48-vjeçar ka vrarë dje me pistoletë gruan dhe vajzën e tij në shtëpi, pas një debati për motive xhelozie. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Symrish i Ri, në Dajç të Shkodrës. Autori i krimit është vetëdorëzuar në polici ku ka rrëfyer ngjarjen duke pohuar se vajzën e kishte qëlluar pa dashje. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Përplasja për SHISH, Topi:Jam për parimet e NATO-s; Berisha: Kreu i Shërbimit me mandat. - Kriza e kutive:Zgjidhja shtyhet për në shtator. Gazeta Shqiptare PËRGJAKET SHKODRA, 3 VRASJE Burri ekzekuton gruan e vajzën, tjetër i vrarë te dera e shtëpisë. Tituj të tjerë të gazetës: - Sigurimi i Shtetit, zbardhet dokumenti që denoncoi Xhevahir Spahiun tek Enveri. - Vlorë, katër ndërtues në pranga për trafik droge. Gazeta "Koha Jonë" GJYKATA KUSHTETUESE, PA KRYETAR DHE PA 4 ANËTARË Kryeministri Berisha dekraloi dje se "Zbatimi i Kushtetutës është zgjidhja dhe detyrimi i qytetarit, i kryeministrit, i Presidentit". Çfarë parashikon Kushtetuta për afatet në emërime. Flet dhe këshilltari i kreut të shtetit Spiro Peçi. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Universitetet, sa do të jetë vlerësimi mes konkursit dhe maturës. - Ligji për SHISH, vijon debati. Gazeta "Shekulli" LIGJI I SHISH, TOPI KUNDËR BERISHËS Përplasja/Ligji i ri, negociatat në pikëpyetje. Berisha: Do miratoj ligjin e SHISH. Majko: Rrezikojmë statusin në NATO. Presidenti kundërshton ndryshimet: Jam luajal i parimeve të NATO-s. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Ligji i ri/Investimet e huaja janë të paprekshme. - Tiranë, zbulohet poligami, jeton me 3 gra. Gazeta "55" TESTI I DROGËS, NJË STANDARD NDËRKOMBËTAR PËR POLITIKANËT-VETËM RAMA E REFUZON. Tituj të tjerë: - Takimi Berisha-Sejdiu:Respektimi i kufijve, jetikë për paqen në Ballkan. Gazeta "Rilindja Demokratike" BERISHA:ASNJË ZYRTAR I LARTË PA MANDAT Tituj të tjerë të kësaj gazete: - GJND fund pretendimeve për shkëmbim territoresh. - Mbaron mandati i Fehmi Abdiut, gati ikja nga Kushtetuesja. /a.s/
KOMENTE