Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër- Policia: Ngjarja Në Bërdicë, 38 Vjeçari U Vetëvra
English

Shkodër- Policia: Ngjarja Në Bërdicë, 38 Vjeçari U Vetëvra

SHKODËR, 25 Korrik/ATSH-G. Marku/.- Specialistë të hetimit në Shkodër kanë arritur në konkuzionin se 38 vjeçari, i cili u gjet mbrëmjen e kaluar i pajetë pranë banesës se tij në Bërdicë, është vetëvrarë me armë zjarri pistolete. Dashamir Çerjani u gjet i pajetë dje në mbrëmje nga të afërmit e tij, që njoftuan policinë. Kjo e fundit në bashkëpunim me prokurorinë e Shkodrës nisën hetimet në dy pista; në një vrasje të mundshme dhe vetëvrasje. Sipas policisë pranë trupit të viktimës u gjet dhe një pistoletë tip Makarov, së bashku me 1 fishek në fole dhe 6 fishekë në krehër. Bazuar në deklarimet e marra nga të afërm të viktimës, siç bënë të ditur policia e Shkodrës, rezulton se viktima Dashamir Çerjani, kohët e fundit kishte shfaqur çrregullime psiqike. Për pasojë, ai ështëë vetëqëlluar dje në mbrëmje një here në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. /a.s/
KOMENTE