Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Bashkëpunim po, jo dialog me Serbinë
English

Thaçi: Bashkëpunim po, jo dialog me Serbinë

Prishtinë, 25 korrik, NOA Update – “Mendimi i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Pavarësisë së Kosovës i ka dhënë fund çdo opsioni të Serbisë për bisedime për statusin apo ndarjen e territoreve të Kosovës”.

Me të mbërritur nga vizita disa ditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se “Dua të theksoj se ne do të kemi bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por jo dialog për çështjet tona. Bashkëpunim po, jo dialog”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Në këtë kontekst historik, kryeministri i Kosovës deklaroi se tashmë Pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës po i vjen fundi.

“E kam theksuar edhe më herët, edhe më vjen tepër mirë që tani edhe miqtë amerikanë, edhe disa evropianë, janë shprehur, në dy ditët e fundit, se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës po i vjen fundi dhe Kosova duhet të funksionojë si shtet sovran, i pavarur, me legjislacionin e vet dhe autoritetin udhëheqës, e në të njëjten kohë, me mbështetje ndërkombëtare”, nënvizoi kryeministri Thaçi.

Sipas Thaçit mendimi pozitiv i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte përgjigjja më e mirë për gjithë botën për të drejtën e Kosovës.

“Këto ditë për Kosovën mund të themi si ishin ditët më të arrira historike. I përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këto ditë të mëdha, për opinionin e GJND-së, që ishte një opinion i drejtë, një opinion i shkëlqyer. Prandaj, çdo qytetar i Kosovës duhet të ndjehet mirë, të ndjehet krenar dhe më i sigurt për të ardhmen e shtetit tonë, për të ardhmen dhe integrimet në NATO e BE, por edhe për të ardhmen ekonomike, dhe arritjen e mirëqenies sociale në Kosovë, deklaroi kryeministri i Kosovës në një konferencë për shtyp.

Për arritjen e këtij mendimi që tashmë ka hyrë në historinë e re të shtetit të Kosovës, kryeministri Thaçi falënderoi të gjithë mbështetësit e Kosovës duke deklaruar se me opinionin e GJND-së, është hapur një kapitull i ri i perspektivës euro-atlantike për Kosovën.

“Për Kosovën do të hapet perspektivë e re. Është hapur kapitulli i perspektivës euro-atlantike, i konsolidimit dhe fuqizimit të shtetit tonë. Presim edhe unifikimin e qëndrimit të të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, për të njohur shtetin e Kosovës. Asnjë vend në botë sot nuk ka arsye për të mos njohur Kosovën”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Shefi i qeverisë së Kosovës, pas kthimit nga SHBA-të, tha se ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ardhmen e Kosovës, një mbështetje të qeverisë Obama, të cilën kreut të ekzekutivit të Kosovës ia ka dhënë zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden.

“Një mbështetje e jashtëzakonshme për arritjet e Kosovës, për reformat që jemi duke i bërë, për progresin e shumanshëm që kemi arritur në ndërtimin e Kosovës demokratike, shumëetnike, për avancimin e statusit politik në kuptimin e njohjeve, por edhe për respektimin e plotë të integritetit territorial të Republikës së Kosovës"”, tha kryeministri Thaçi duke iu referuar bisedimeve gjatë takimit me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Xho Bajden, ku është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike nga ana e institucioneve të Kosovës.

mit/NOA
KOMENTE