English

Tirana, 5 ditë probleme në furnizimin me drita

Tiranë, 25 korrik, NOA, Rajmonda Lajthia - Në kulm të sezonit veror, kryeqyteti për pesë ditë me radhë do të ketë probleme në furnizimin me energji elektrike.

Për shkak të një remonti, që do të nisë të kryhet nga dita e hënë në nënstacionin “Dinamo”, një sërë lagjesh në Tiranë, do të preken nga kufizimet e energjisë elektrike.

Rrugët, që do të kenë kufizime të energjisë elektrike, gjatë orëve të para të ditës, janë rruga Siri Kodra, Jordan Misja, ish -Uzina Dinamo, Paskuqan e Babrru do të kenë kufizime të energjisë, gjatë orëve të para të ditës.

Sipas njoftimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, energjia do të mungojë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 15 në drekë.

Remonti do të zgjasë nga data 26 deri në 30 korrik.

r.l/NOA

KOMENTE