Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Civilë Të Vrarë - Nato: Akuza Të Pabaza
English

Afganistan - Civilë Të Vrarë - Nato: Akuza Të Pabaza

KABUL, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Komandanti i NATO-s në Afganistan i cilësoi sot në mbrëmje si "plotësisht të pabaza akuzat sipas të cilave NATO-ja ka vrarë civilë pas njoftimit nga presidenca afgane të përgjegjësisë së NATO-s në vdekjen e 52 civilëve në jug. "Çdo spekulim në këtë fazë lidhur me humbjet e dyshuara të civilëve në fshatin Regey është plotësisht i pabazë", deklaroi shefi për komunikimin në Forcën ndërkombëtare të ndihmës për sigurinë në Afganistan, Isaf, admirali Greg Smith. "Hetimi i përbashkët i Isaf-it dhe i qeverisë afgane lidhur me akuzat për humbje të civilëve pranë fshatit Regey nuk kanë nxjerrë prova deri tani për civilë të vrarë ose të plagosur", shtoi admirali Smith në një komunikatë. Pasi ka ndjekur me kujdes një hetim, presidenti afgan Hamid Karzai akuzoi sot në mbrëmje forcat ndërkombëtare se kanë sulmuar të premten një fshat me raketë dhe se kanë vrarë 52 civilë të pafajshëm në provincën Helmand, bastion i talebanëve në jug të Afganistanit. /I.Pu.
KOMENTE