English

Afganistan - Dokumentet Sekrete Amerikane, Lufta Një Dështim

ROMË, 26 korrik /ATSH-ANSA/ - Një raport i rëndë për dështimin e luftës amerikane në Afganistan, 92 mijë dokumente dhe raporte sekrete ushtarake të periudhës 2004-2009 që përshkruajnë vrasje civilësh dhe loja e dyfishtë e shërbimeve sekrete pakistaneze me talebanët, janë publikimet më të fundit të faqes së internetit "Wikileaks.org", një organizatë që prej vitit 2006 publikon informacione sekrete. Raportet u publikuan më pas edhe nga të përditshmet "The New York Times", "Guardian" dhe "Der Spiegel". Shtëpia e Bardhë ka reaguar menjëherë duke e dënuar si të papërgjegjshëm përhapjen e informacioneve sekrete. /e.v/
KOMENTE