English

Alpha Bank "Shënon" Rezultate Pozitive, Mbi Bankat Europiane

TIRANE, 26 Korrik /ATSH/- Alpha Bank S.A. renditet ndër insitucionet financiare që e kaluan me sukses testimin në lidhje me mjaftueshmerinë e kapitalit, i cili u organizua në nivel kontinenti për 91 Banka Europiane nga Komisioni Europian i Mbikqyrjes Bankare. Përmes një deklarate për shtyp, Alpha Bank S.A., bëri të ditur se, testimi u fokusua në ndikimin e mundshëm në kapitalin e sistemit bankar europian të faktorëve negative financiare, siç janë ngadalësimi ekonomik, recesioni dhe rritja e normave të interesit të borxhit të qeverive europiane, të cilët llogaritet të kenë ndikimin e tyre në performancën e Bankave. Në Greqi, bankat që iu nënshtruan testimit ishin Alpha Bank, National Bank of Greece, EFG Eurobank Ergasias, Piraeus Bank, Agricultural Bank of Greece, TT Hellenic Postbank. Shtate banka Europiane, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë "mëma" të bankave që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri. Testin nuk e kaluan me sukses pesë institute financiare spanjolle, një bankë gjermane dhe një bankë greke të cilat do t'i nënshtrohen një plani masash për të rritur kapitalin e tyre, që në total llogaritet të jetë në nivelin e 3.5 miliarde EURO. Ndërkohë, Alpha Bank ka pasur rezultatet më të larta në këtë stres-test, duke u rreshtuar në një nivel me banka të tjera ndërkombetare si Raiffeisen Bank dhe Intesa San Paolo IMI. Testi vërtetoi perceptimin publik që Alpha Bank mund të përballojë situata të vështira përsa i përket cilesisë së aktiteteve dhe tregut dhe gjithashtu riskut të normës së interesit. Alpha Bank S.A. i ka pranuar rezultatet e këtij stres testi, si edhe i ka diskutuar ato në mënyrë të detajuar me Banken Qendrore të Greqisë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm në nivel sistemi bankar me qëllim përballimin me sukses të situatës financiare të krijuar kohët e fundit në Greqi dhe në Europë./ e.xh/f.n/
KOMENTE