Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada e Turqisë flet për opinionin që dha Haga mbi pavarësinë e Kosovës
English

Ambasada e Turqisë flet për opinionin që dha Haga mbi pavarësinë e Kosovës

Tiranë, 26 Korrik 2010 NOA - Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë duke evidentuar dhe qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë ka folur zyrtarisht për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me deklaratën për pavarësinë e Kosovës që u shpall më 22 korrik 2010.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pasi ka përfunduar shqyrtimin e çështjes të filluar më 1 dhjetor 2009, ka shpallur mendimin e saj këshillëdhënës më 22 korrik 2010 dhe ka vendosur se deklarata për pavarësinë e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ky mendim duhet konsideruar si një dritare e re për të mundësuar vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, duke qenë patjetër në të mirë të rajonit, vlerëson diplomacia zyrtare turke.

Nga ana tjetër, Turqia kujton faktin se është një ndër vendet e para që njohu Kosovën. Ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës dhe e strukturës politike dhe sociale e ndërtuar mbi vlerat demokratike ka një rëndësi të madhe për Ballkanin.

Integrimi me strukturat europiane dhe euro-atlantike, i cili është përcaktuar si objektivi themelor i rajonit, në këtë kuadër përbën një terren të shëndoshë, vlerëson MPJ turke.

“Ne vërejmë me kënaqësi se perspektiva e integrimit europian po mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit. Ky vizion, i cili do të formësojë të ardhmen e përbashkët të rajonit, paraqet një mundësi të nevojshme për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në kuadrin e kulturës së pajtimit dhe shndërrimin e Ballkanit në një rajon paqeje, stabiliteti dhe begatie”, - thuhet në deklaratë.

“Ne presim që ky mendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë t’u japë një shtytje përpjekjeve për zhvillimin e dialogut pozitiv dhe konstruktiv midis Kosovës dhe Serbisë. Turqia është e gatshme t’u japë çdo lloj mbështetjeje përpjekjeve në këtë drejtim.”, - përfundon deklarata e mbërritur nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë.

r.n/NOA

KOMENTE