Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 26 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 26 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- LONDËR - Këshilli administrativ i kompanisë BP do të mblidhet sot, ndërkohë që drejtori i saj i përgjithshëm, Tony Hayward, shumë i kritikuar nga SHBA-ja për ndotjen e Gjirit të Meksikës nga derdhja e naftës. BAMAKO/PARIS - Al-Kaeda në Magrebin islamik konfirmoi se kishte ekzekuatuar pengun francez, 78 vjeç, Michel Germaneau. Presidenca franceze thekso se nuk ishte e konfirmuar ende ekzekutimin e tij. TË TJERA --------------- UASHINGTON/KABUL - Ndjekje e situatë pas publikimit të dokumenteve konfidenciale mbi lufëtn në Afganistan, veëanërisht për lidhjet mes shërbimeve sekrete pakistaneze dhe rebelëve afganë. Shtëpia e Bardhë e dënoi ashpër këtë publikim. KABUL - Presidenca njoftoi sot vrasjen e disa civilëve afganë në një sulm me raketa dhe kërkoi një heim. BRUKSEL - Ministrat e Punëve të Jashtme të 27 vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen në Bruksel për miratimin e sanksioneve kundër Iranit. Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad paralajmëroi vendet e Bashkimit Evropian kundër miratimit të parashikuar të sankisoneve të reja kundër Iranit duke konfirmuar se Teherani do të reagojë me forcë kundër çdo veprimi armiqësor. Irani është i gatshëm të fillojë menjëherë negociatat me fuqitë perëndimore mbi detajet e një propozimi përsa i përket këmbimit të lëndëve djegëse bërthamore, konfirmoi sot shefi i diplomacisë iraniane, Manouchehr Mottaki. DUISBURG (Gjermani) - Ndjekje e hetimit mbi tragjedinë e Duisburgut, ku humbën jetën të paktën 19 persona dhe rreth 340 të tjerë u plagosën. SEUL - Ndjekje e manovrave të përbashkëta ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut në Detin e Japonisë, qëllimi i të cilave është dërgimi i një sinjali të qartë Koresë së Veriut që ka paralajmëruar një kundërpërgjigje bërthamore. BEOGRAD - Mblidhet parlamenti serb në një seancë të jashtëzakonshme plenare me kërkesë të qeverisë për të diskutuar mbi mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që u shpreh se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. ANKARA - Kryeministri britanik, David Cameron zhvillon një vizitë dyditore në Turqi./ /ec/ a.jor.
KOMENTE